LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i 74 vjeçares që jeton e vetme në fshatin Drelaj të Pejës

Rrëfimi i 74 vjeçares që jeton e vetme në fshatin Drelaj të Pejës

Ajo çdo ditë zgjohet në ora 4:00 të mëngjesit. Puna e parë e saj është ndezja e zjarrit.

Prej 30 vitesh Rrushe Qorraj jeton vetëm në fshatin Drelaj të Rugovës.


E moshuara asnjëherë nuk ka mundur të largohet nga ky vend.

Në kasollen e saj prej druri 74 vjeçarja kalon katër stinët e vitit dhe aty e gjen qetësinë.

“Unë zgjohem herët dhe ora 4 nuk më gjen fjetur. Përgatis ndonjë ushqim të mirë çfarë vet dëshiroj”, tregon e moshuara për RTV Dukagjinin.

Përkundër viteve mbi supe, Rrushja asnjëherë nuk lodhet duke u kujdesur për 15 bagëti, përcjell Telegrafi.

“Gjithë ditën nuk futem brenda. Merrem me punët e shtëpisë dhe pastrimin e ambientit”.

Të kaluarën e kujton me shumë nostalgji. Thotë se kanë kaluar mirë me njëri-tjetrin edhe pse ishin shumë banorë.

E moshuara thotë se pos ceremonive të gëzimit edhe ceremonitë e vdekjes nuk janë si më parë.

Për fëmijët e saj që jetojnë në botën e jashtme ka dhënë një mesazh.

“Vdekja ka pasur një ceremoni të dinjitetshme. Tash më nuk ka. Djalit tim i kam thënë se unë po vdes por ju mos u mërzisni hiq. Mos më bëni as të shtata e as ceremoni tjera. As të pame e asgjë. Merri njerëzit dhe dërgoj në hotel e jepuni të hanë e të pinë. Si po veprojnë tash mos bëni. Shamijat e bardha janë dukur bukur. Tash [femrat] s’po merren vesh a janë gra a burra me ato flokë të lëshuara. Vijnë në dhoma dhe qeshin më zë. Ato nuk i kisha pranuar në shtëpi”, tregon më tej e moshuara.

Sot në fshatin Drelaj jetojnë vetëm katër banorë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori