Një person ka marr lëndime trupore si pasojë e një përleshjeje me dy persona të tjerë, i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 22:44, në fshatin Dobrajë e Madhe, Lipjan.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, dy të dyshuarit janë arrestuar nga Policia e Kosovës.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje. /Telegrafi/