Joanna nga lëndimet në kokë ka vdekur spital në Long Beach, gjashtë pasi u rrah me një vajzë tjetër. Policia ka vlerësuar se “rrahja nuk ishte e dhunshme”, se nuk janë përdorur armë dhe se asnjë nga vajzat nuk ka përfunduar në tokë.

Emri i vajzës që është rrahur me Joannan mbahet sekret. Miqtë thonë se vajzat kishin filluan të rrihen për një çun dhe se rrahja ishte rregulluar paraprakisht.


Me hundën e përgjakur, Joanna është kthyer në bankat shkollore, por shpejtë e ka telefonuar nënën për t’i thënë se nuk ndjehet mirë. Kur ka shkuar në shtëpi, ka rënë në gjumë, ndërsa disa orë më vonë prindërit e dërgojnë në spital. Ajo atëherë kishte rënë në koma dhe shpejtë ndërron jetë. /Telegrafi/