Ajo ditë më parë është rikthyer me projekt të ri muzikor pas një kohe të gjatë.
Bëhet fjalë për këngëtaren Rozana Radi, e cila solli këngën e re “Serenata” në bashkëpunim me artistin Stine.
Derisa po shijon suksesin e këtij projekti, ajo ka nisur pushimet dhe si destinacion ka zgjedhur ishullin Mykonos të Greqisë.
Ajo ka ndarë disa imazhe të reja nga vendi i mahnitshëm, gjersa po argëtohet në masë të madhe.
“Udhëtimi është terapia ime”, ka shkruar ajo krahas pozave të reja.
Fotografitë morën komplimente të shumta e po ashtu për vetëm një orë mijëra pëlqime.
“Serenata”, e lansuar saktësisht më 22 gusht, deri më tani mblodhi afro 300 mijë shikime në platformën YouTube. /Telegrafi/