Këngëtarja dhe tekstshkruesja, Rozana Radi, mund të mos jetë shumë aktive në skenë, por gjithsesi ajo është aktive në rrjetet sociale.
Bukuroshja vazhdimisht komunikon me adhuruesit e saj në rrjetet sociale.
Një ndjekës i saj e ka pyetur nëse do të falte në dashuri, kurse Rozana kishte një përgjigje të drejtpërdrejtë.
“Të falja për hirë të dashurisë? Jo, nuk do falja”, u shpreh Rozy.
Rozana ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë këngë të re.
Projekti i fundit i saj mbetet “Kur përfundon një dashuri si e jona” me të cilën këngë u paraqit në festivalin “Kënga Magjike 2018”.
Ajo më parë ka qenë në lidhje edhe me MC Kreshën. /Telegrafi/