Këngëtarja Rozana Radi ka treguar gjithnjë nëpër intervista të ndryshme se është shumë e ndjeshme kur bie fjala për familjen e saj.
Ajo tash e disa vite e ndjen mungesën e prindërve të saj që nuk jetojnë më, gjersa nuk harron t’i përshëndes dhe t’i falenderojë në asnjë prej momenteve të veçanta të karrierës së saj.
Por, tani e tutje ajo do ta ndjejë edhe mungesën e një personi tjetër shumë të dashur, pasi sot (e enjte) Rozana ka humbur gjyshen e saj.
Lajmin për këtë gjë e ka deklaruar vet këngëtarja përmes profilit të saj në Facebook, ku ka zëvëndësuar foton e profilit me shiritin e zi, teksa në një status ka dhënë edhe detajet e ceremonisë së varrimit. /Telegrafi/