LAJMI I FUNDIT:

Rosie McKay tregon si të visheni për një intervistë të punës

Rosie McKay tregon si të visheni për një intervistë të punës

Kur është fjala për veshjen, shumica e dinë rëndësinë e përshtypjes së parë.

Stilistja e njohur australiane, Rosie McKay – e cila ka veshur njerëzit si Jesinta Franklin, Jessica Gomes dhe Kate Ritchie – së fundmi ka treguar se çfarë rrobash duhet të vishni për një intervistë pune, transmeton Telegrafi.


Fillimisht, ajo tregon se ju mund të shpenzoni orë të tëra duke hulumtuar për kompaninë dhe t’i përfitoni njohuritë e duhura për ta fituar pozitën, por po kaq shumë rëndësi ka edhe mënyra si visheni gjatë intervistës së punës.

Për Rosie McKay, është shumë e rëndësishme t’i keni parasysh dy gjëra gjatë intervistës: rrobat duhet t’i keni të lustruara dhe profesionale.

“Është e rëndësishme të ndiheni komode në rrobat që i keni veshur, prandaj zgjedhni diçka komode”, ka thënë ajo.

“Ju rekomandoj t’i vishni një palë pantallona të qepur mirë dhe një këmishë apo bluzë elegante. Përveç se duhet të dukeni e bukur, ju duhet të zgjedhni edhe ngjyra më të buta si ajo krem për të shfaqur elemente të mira personaliteti”, ka shtuar ajo.

Përveç këtyre, ajo rekomandon që assesi të mos vishni këpucë me take shumë të larta, dhe gjithashtu t’ia shtoni një aksesor pamjes tuaj – mund të jetë një zinxhirë i mirë i qafës nga ari, ose diçka e ngjashme. /Telegrafi/