Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, tash e disa ditë është duke qëndruar në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
E njëjta është tejet aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, teksa nuk ngurron të publikojë imazhe dhe video të ndryshme nga përditshmëria, duke mos munguar edhe ato provokuese.
Një të tillë e ka publikuar së fundmi, ndërsa tregon figurën trupore në një palë bikini të kuqe.
Ajo duket në top formë dhe pranë këtij postimi tërheqës këngëtarja Hajati ka marrë mijëra pëlqime e po ashtu edhe komente të ndryshme.
Ronela gjithashtu ditë më parë lansoi këngën e re “MVP”, e cila u prit mjaft mirë nga fansat e saj dhe për një kohë të shkurtër ka kaluar shifrën e 700 mijë klikimeve.
Veç tjerash, artistja shqiptare këtë vit solli mbi pesë projekte të suksesshme, në mesin e të cilave janë edhe bashkëpunimet me reperin Don Phenom. /Telegrafi/