Ronela Hajati, këngëtarja e njohur shqiptare, nesër do të vijë me këngën më të re.
Kështu ka njoftuar vetë ajo përmes rrjeteve sociale duke premtuar edhe këngë të tjera për këtë verë.
“Marre” titullohet kënga që do të publikohet në kanalin e këngëtares në YouTube të premten, në orën 18:00.
Ajo thotë se klipi do t’i bëjë fansat e saj që të qeshin shumë.
Amini është kënga e fundit e Ronelës e publikuar dy muaj më parë. Deri tani ajo ka grumbulluar mbi 3 milionë klikime.