Ronela Hajati është një nga këngëtaret e suksesshme dhe të dashura shqiptare.
Me çdo paraqitje publike që bën këngëtarja, arrin që gjithmonë të marrë vëmendje dhe e njëjta gjë ndodhi edhe kësaj radhe kur njoftoi se i ka filluar pushimet.
Ronela nuk ka zgjedhur një destinacion tropikal, por ka udhëtuar për në Itali, nga ku nuk kanë munguar postimet në rrjetet sociale.
Edhe sot (e enjte), Ronela ka postuar një imazh në llogarinë e saj në Instagram gjatë vizitës që ka bërë te katedralja “Duomo di Milano”.
E veshur me një planë xhinse dhe këmishë të bardhë, Ronela dukej në formë të mirë, atraktive dhe me shumë stil.
“Alo” është projekti i fundit i këngëtares që e solli në bashkëpunim me reperin, Vig Poppa, kënga u lansua në muajin qershor dhe deri tani ka arritur mbi tre milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/