Ajo u shpall fituese e edicionit të 60-të të Festivalit të Këngës në RTSH, por Ronela Hajati mbetet e angazhuar me koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore.

Këngëtarja e mirënjohur dhe shumë e dashur për publikun iu qëndron afër edhe fansave dhe miqve të saj virtual përmes postimeve të ndryshme në rrjetet sociale.

Së fundmi, Ronela ndau një imazh përmes llogarisë së saj në Instagram nga një prej paraqitjeve të radhës.

Foto: Ronela Hajati/Instagram

E veshur me një trupore me ngjyrë të kuqe dhe shkëlqim, këngëtarja e njohur nga Shqipëria të cilin e kompletoi me një palë syze të tejdukshme dhe flokët bionde.

“Ajo është zjarr”, ka shkruar Ronela në mbishkrimin e imazhit, ku pranoi komente dhe pëlqime të shumta nga ana e fansave.

Foto: Ronela Hajati/Instagram

Ndërkohë, kujtojmë që Ronela do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2022, i cili do të mbahet në Torino të Italisë. /Telegrafi/