Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka gati projektin e saj më të ri muzikor.
Ajo ka bërë të ditur se kënga e saj e re me titull “Shumë i mirë”, do të publikohet sot (e shtunë) në ora 18:00.
Këtë njoftim, Hajati e bëri përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ku shfaqej në një pozë mjaft provokuese.
Imazhi është realizuar në prapaskenat e xhirimeve të klipit dhe e shfaq këngëtaren nga Shqipëria të veshur me një fustan të zi me prerje të shumta, të cilat vënë në pah këmbët e saj me geta.
Aktualisht, Ronela ndodhet në New York për pushime, ndërsa xhirimet e klipit i përfundoi pak para se të nisej në ShBA.
Këngëtarja Hajati përndryshe është gjithmonë aktive në muzikë me këngë të shumta, të cilat priten gjithnjë mirë nga publiku. /Telegrafi/