Site icon Telegrafi

Ronela Hajati publikon këngën në gjuhën italiane “Caramel”, shfaqet në skena provokuese në klip

Artistja e njohur shqiptare, Ronela Hajati ka sjellur projektin më të ri muzikor.

Kënga më e re e këngëtares nga Shqipëria mban titullin “Caramel” dhe është realizuar në gjuhën italiane.

Në klip, Ronela ka ardhur në disa skena mjaft provokuese teksa shihet duke vallëzuar pranë një mashkullin ndërsa duket atraktive me flokë bionde dhe kaçurrela.

Foto: Ronela Hajati/Instagram

Për muzikën e këngës është përkujdesur Ronela bashkë me Gotham Disci dhe Marko Polo.

Ndërkohë videoklipi u realizua nga Full Moon Producrion me regji të The Claudia.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ronela Hajati

Kujtojmë që artistja ishte në qendër të vëmendjes muajve të fundit edhe për shkak të përfaqësimit të Shqipërisë në Eurovision 2022.

Foto: Ronela Hajati/Instagram

Hajati u diskualifikua në gjysmëfinale teksa performance e saj mori vëmendje të madhe dhe u cilësua provokuese.

Në anën tjetër këngëtarja tashmë është duke punuar intensivisht edhe në projekte të tjera dhe pritet gjithashtu të jetë aktive me mbrëmje muzikore. /Telegrafi/

Exit mobile version