Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, sivjet do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2022”.
Kënga e saj me titull “Sekret” do të prezantohet në natën e parë gjysmëfinale, teksa shumë shpejt do t’i finalizohet edhe klipi.
Ronela e cila është treguar gjithmonë e hapur me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, bëri të njëjtën gjë në një nga postimet e fundit në Instagram, kur foli për gjendjen e saj emocionale.
Ajo në një shkrim të publikuar në InstaStory, ka bërë të ditur se nuk është në humorin e saj më të mirë të mundshëm dhe si e tillë po ndjehet “e vetme” në këtë situatë.
“Gjatë gjithë jetës time kam qeshur dhe kam qenë optimiste edhe në ditët e mia më të këqija… por tani jam në periudhën më të keqe dhe nuk e keni idenë sa po vuaj, ndërkohë që askujt nuk i bëhet vonë për mua. Ndihem kaq vetëm në gjithë këtë javë…Ju asnjëherë nuk e dini se në çfarë është duke kaluar dikush”, ka shkruar Hajati.
Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar këtë rëndesë emocionale të këngëtares nga Shqipëria, por që mesa duket ajo nuk është e kënaqur me trajtimin nga njerëzit përreth në këto momente të vështira për të.
Nata e parë kur do të performojë Ronela në “Eurovision 2022” do të mbahet më 10 maj në “Pala Alpitour” në Turin të Italisë. /Telegrafi/