Ndërkohë që po përgatitet për të prezantuar Shqipërinë në Eurovision, Ronela Hajati nuk po e ndal punën për këngë të reja.
Këngëtarja e njohur tashmë ka finalizuar një projekt të ri muzikor, e që këtë herë është në bashkëpunim me reperin, Mato Lale.
Përmes një fotografie ku shihet përkrah reperit, Ronela ka njoftuar për detajet e këngës dhe datën e publikimit.
“05 shkurt – Gips ft Mato Lale, do të vallëzoni si të çmendur”, ka shkruar Ronela në mbishkrimin e postimit.
Ndërkohë, theksojmë që këngëtarja së fundmi ka udhëtuar drejt Londrës për të përfunduar versionin anglisht të këngës “Sekreti” me të cilën do të marrë pjesë në Eurovision.
Ndryshe, pak ditë më parë është mbajtur shorti për ndarjen e performancave në dy gjysmëfinalet e Eurovision 2022, në të cilën u vendos që Shqipëria të prezantohet e para në natën e parë të festivalit. /Telegrafi/