Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, njihet për një veçanti të interpretimit të këngëve, e poashtu edhe stilit të saj.
Ajo edhe në paraqitjet e saj televizive di si të tërheq vëmendjen e fansave, të cilët e mbështesin vazhdimisht.
Bukuroshja brune para disa ditësh festoi ditëlindjen e saj të 31-të, ndërsa ka vendosur që mbrëmjen e djeshme të organizojë një festë.
Në rrjetin social Instagram, ajo ka ndarë imazhe të ndryshme nga festa që e ka organizuar, në të cilat shihet një numër i madh i të pranishmëve.
E veshur me një fustan shkëlqyes, Ronela dukej e mrekullueshme, ndërsa dukjes i ka shtuar edhe makijazh të rëndë.
Artistja shqiptare ka vite që qëndron aktive në industrinë muzikore, duke sjellë projekte e bashkëpunime nga më të ndryshmet.
Së fundmi, ajo lansoi këngën “Bardh’ e blu” me DJ Sardi, për nderë të 100 vjetorit të themelimit të klupit KF Tirana. /Telegrafi/