Ronela Hajati është këngëtarja shqiptare që pëlqehet në masë të madhe për interpretimet unike të projekteve.
Ajo në rrjete sociale është mjaft aktive, duke ndarë imazhe e video nga jeta dhe karriera profesionale.
Së fundmi, në një fotografi në Instagram, ajo ka zgjedhur që të përçojë një mesazh unik për ndjekësit e saj.
“Kujtoni kush ju ngriti në këmbë kur kishit nevojë. Mos i hidhni ata në mbeturina”, ka shkruar ajo në mbishkrim.
Sa i përket projekteve muzikore, artistja ka paralajmëruar lansimin e albumit të ri më 15 mars të këtij viti.
Derisa po përgatitet për këngë të reja “Bardh’ e blu” është hiti saj I fundit, që erdhi në bashkëpunim me DJ Sardi. /Telegrafi/