Site icon Telegrafi

Ronela Hajati kujton babanë e ndjerë: Vetëm Zoti e di sa më duhesh tani

Ronela Hajati Foto: Instagram/ronelahajatiofficial

Padyshim që Ronela Hajati është ndër personazhet më të komentuara në faqet rozë.

Kjo vjen për shkak të informacioneve që ajo ndan rreth jetës personale, përfshirë edhe karrierës profesionale.

Në një postim të fundit, artistja ka shpërndarë një fotografi me babanë e ndjerë, i cili ndërroi jetë tetë vite më parë.

Foto: Instastory

“Bushi im, idhulli im, vetëm Zoti e di sa më duhesh tani”, ka shkruar ajo në mbishkrim.

Po e njëjta fotografi ishte publikuar shtatë vite më parë, derisa kishte zgjedhur që ta ripostonte.

Në paraqitjet e saj televizive Ronela shpesh përmend të atin, i cili atëkohë e kishte mbështetur në shumë sfera të jetës. /Telegrafi/

Exit mobile version