Muajin e kaluar solli këngën më të re të titulluar “Maje men”.
Ronela Hajati duket se nuk e ka ndërmend të ndalet dhe të pushojë gjatë sezonës verore.
Ajo ka paralajmëruar edhe këngën e re që do të jetë ritmike dhe sipas, bukuroshes do të jetë një hit veror.
“Këtë verë do ta dridhmi me këngën e re. Këtë duhet ta dini”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Intagram.
Ronela gjithashtu ka sjell edhe një fotografi teksa shihet tejet seksi dhe joshëse në imazhin e fundit në rrjetet sociale.
Kënga e fundit e këngëtares deri më tani është shikuar mbi 1.4 milion herë në YouTube.
Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të tjera muzikore që do t’i sjell gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/