Ronela Hajati do të jetë një prej pjesëmarrësve në Festivalin e 60-të të Këngës në RTSh, i cili përzgjedh përfaqësuesin e Shqipërisë në Eurovision.
Por, para kësaj këngëtarja ka kujtuar disa nga pjesëmarrjet e saj në festivale ndër vite, duke sjell për fansat në Instagram disa performanca të saj të vitit 2008 dhe 2009.
Fillimisht ajo postoi në video nga festivali “Kënga Magjike 2009”, në të cilin Ronela kishte marr pjesë me këngën “Kam frikë të të dua”, teksa duket shumë më ndryshe në pamje.
“Mos nisni “ua sa e dobët ke qenë” se nuk kam nerva. Pak nostalgji nëpër festivale…”Kam frikë të të dua” – Kënga Magjike 2009”, ka shkruar në mbishkrimin e postimit.
Ndërkohë, më vonë në një tjetër postim, këngëtarja solli performancën e këngës “Shumë nice”, me të cilën mori pjesë në “Top Fest 2008”.
Në të dyja paraqitjet këngëtarja nga Shqipëria dukej shumë më ndryshe, kjo edhe për shkak se kanë kaluar shumë vite që nga ajo kohë.
Ndryshe, Ronela së fundmi u kthye nga New York, ku përveç pushimeve ajo zbuloi se edhe ka punuar në projekte të reja. /Telegrafi/