Gjatë vitit që lamë pas, këngëtarja Ronela Hajati ka qenë më pasive në muzikë për shkak të situatës së krijuar me COVID-19.
Megjithatë, ajo vazhdimisht bënte paralajmërime në rrjete sociale rreth projekteve të reja e po ashtu edhe albumit të parë.
Sivjet, 31 vjeçarja u premtoi fansave se do të realizojë shumë projekte përfshirë edhe albumin “Rron”, pas 20 vitesh karrierë.
Duke qenë se në mars theksoi se do të sjell pjesën e parë të albumit, krijuesja e hitit “Lage” veçse filloi me xhirimet e klipit.
Në projektin e parë të lansuar më 15 mars, Hajati u ka prezantuar fansave një nga dukjet atraktive në klip.
“Prolog – 15 mars”, ka shkruar ajo.
“Rron” ndërkohë mban gjithsej 10 këngë dhe emri i është vënë për t’u kujtuar më pas për atë që ka bërë në karrierë. /Telegrafi/