Tetë minuta pas fishkëllimës së parë të gjyqtarit, Vasilis Torosidis shënoi golin e parë sezonal. Francesco Totti ishte asistues.

Seydou Keita e bëri të qartë se kush do ta fitonte këtë takim duke e dyfishuar epërsinë në pjesën e parë (27’).


Fraksioni i dytë dhuroi golin e tretë për Giallorossët të cilin e shënoi Adem Ljajic (58’).

Me këtë fitore, Roma ruan diferencën prej tri pikësh prapa Juventusit. /Telegrafi/

telegrafi sport app