Roma ka arritur të shënojë fitore me rezultat 3-0 si mysafir ndaj Brescias në kuadër të javës së 32-të në Serie A.
Me këtë fitore Roma e përforcon pozitën e pestë, ndërsa Brescia ka gjasa vetëm matematikore për të mbetur në elitë.
Pjesa e parë ishte e fortë me të dyja skuadrat që luftonin në mesfushë, por ë rastet ishin te pakta.
Në pjesën e dytë Roma, me konkretet, ku në minutën e 48 gjetën e golin e parë me Federico Fazion, i cili shënoi me kokë (1-0).
Në minutën e 62-të erdhi edhe goli i dytë, ku Nicola Kalinic, i cili startoi në këtë ndeshje arriti të gjejë golin (2-0).
Krejt në fund kishte festë edhe për Nico Zanilion i cili ka gjetur formën në këto ndeshje pas lëndimit të gjatë.
Tani Roma ka 54 pikë dhe mbanë pozitën e pestë në renditje. /Telegrafi/