LAJMI I FUNDIT:

Roli i Properdinës nuk është vetëm mbrojtja nga meningjiti

Roli i Properdinës nuk është vetëm mbrojtja nga meningjiti

Mungesa e Properdinës në familje, edhe pse shumë rrallë, krijon predispozitë që individët të sëmuren nga meningjiti meningokoksik.

Burimi: University of Leicester

Një studim nga Universiteti i Leicester ka zbuluar se si një proteinë në gjak, e cila ndihmon në mbrojtjen nga meningjiti, luan një rol shumë më të rëndësishëm sesa është ditur më parë në sistemin mbrojtës imunitar. Ky studim ka ndihmuar të kuptohet në aspektin mjekësor se si mbrohet organizmi nga sëmundjet dhe i shëron ato vetvetiu. Ky studim ka treguar po ashtu se e njëjta proteinë, Properdin, e cila është zbuluar para gjysmë shekulli, në raste të caktuara mund edhe t’i dëmtojë organet e brendshme. Mungesa e kësaj proteine është e lidhur me ndjeshmërinë në meningjit.


Mungesa e Properdinës në familje, edhe pse shumë rrallë, krijon predispozitë që individët të sëmuren nga meningjiti meningokoksik, zakonisht me rezultate të dobëta të infeksionit. Mirëpo, Properdina nuk është e rëndësishme vetëm për këtë sëmundje infektive, në fakt ajo është një faktor i rëndësishëm në shëndetin e përgjithshëm, ndërsa rëndësia e saj bëhet e dukshme në gjendjet të cilat përfshijnë gjendjet akute dhe kronike të inflamacionit.

Sipas rezultateve të Dr Cordula Stover, të publikuara në revistën Journal of Immunology, dëshmojnë se Properdina luan një rol të madh në mbijetesën nga gjendjet e ndryshme shëndetësore, përfshirë edhe ndërhyrjet kirurgjike te perforacioni i zorrëve dhe aktivizimi i sistemin imun nga komponentët bakteriale të pranishme në murin e zorrëve. Në gjendjet të cilat kanë të bëjnë me çrregullimin e funksionit të shumë organeve, një komplikim i cili mund të ndodh si rezultat i një sepse, Properdina përkeqëson dëmtimin e organeve. Kjo tregon se aktiviteti i Properdinës nuk është i kufizuar vetëm me fazën akute dhe se Properdina është një faktor i rëndësishëm në gjendjet e ndryshme inflamatore. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori