LAJMI I FUNDIT:

Rohde: Kosova është në agjendën e Gjermanisë gjatë presidencës së BE-së

Rohde: Kosova është në agjendën e Gjermanisë gjatë presidencës së BE-së

Ambasadori i ri i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, sot përmes një video-mesazhi i është drejtuar qytetarëve të Kosovës, ndërsa ka thënë se Gjermania do të jetë përkrahë Kosovës, por sipas tij, duhet angazhim më i madh në luftën kundër pandemisë COVID-19 dhe në luftën kundër korrupsionit.

Rohde në një video në Twitter ka thënë se në vitin 2001 ka vizituar Kosovën dhe nga ajo kohë ka përparuar shumë, megjithëse sipas saj ka shumë sfida.

“Megjithë kohët e vështira nëpër të cilat po kalojmë, pas vetëm këtyre pak ditëve që jam në Kosovë unë tashmë kam krijuar një përshtypje për lidhjen e veçantë të cilën e ndajnë Gjermania dhe Kosova… Më duhet të them se nuk e njoh qytetin. Që nga ajo kohë keni përparuar shumë”, tha ai.

Rohde theksoi se Kosova ka shumë sfida para vetes, duke përfshirë edhe rrugëtimin euro-atlantik, por sipas tij, Gjermania është përkrah Kosovës.

“Më lejoni të theksoj një gjë: Gjermania është përkrah jush… Ballkani perëndimor, përfshirë Kosovën është në listën tonë gjatë Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian”, tha ai.

Ambasadori gjerman tha më tej se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë është një prioritet i rëndësishëm.

“Gjermania si donatorja më e madhe bilaterale gjithashtu pret përparim substancial në fushën e sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit”, tha ai.

Sipas tij, hapa të menjëhershëm është e nevojshme të ndërmerren për të tejkaluar pandeminë COVID-19.

“Shifrat aktuale në rritje janë tejet shqetësuese. Duhet angazhim më i madh për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe për të rimëkëmbur ekonominë. Edhe parlamenti, edhe qeveria duhet fokusuar në këtë… Edhe në këtë krizë Gjermania do të jetë me ju”, tha ai, por sipas tij, të gjithë duhet ta bëjnë atë që iu takon për të tejkaluar pandeminë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori