E ardhmja e Rodri Hernandezit në Atletico Madrid mbetet e dyshimtë dhe klubi po e konsideron Rodrigo Bentancurin e Juventusit si një zëvendësim të mundshëm, nëse largohet spanjolli.
Interesim për Rodrin kanë shfaqur gjigantët si Manchester City, Manchester United, Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain, por nuk është ende i sigurt nëse duhet të lëvizë ose të qëndrojë në Wanda Metropolitano.
Megjithatë në rast të largimit së 22-vjeçarit, Atletico planifikon transferimin e ish-mesfushorit të Boca Juniors.
Por kjo marrëveshje nuk është e lehtë e arritshme pasi që Zonja e Vjetër tashmë e konsideron lojtarin të pa shitshëm.
Uruguaiani ishte një ndër lojtarët më kryesor gjatë sezonit të kaluar, duke luajtur 40 raste dhe ka shënuar dy gola dhe ka asistuar tre herë. /Telegrafi/