Rodgers akuzon gjyqtarin për humbjen nga Chelsea

Emre Can i dha epërsinë “të kuqve”, por Gary Cahill dhe Diego Costa rikthyen ndeshjen në favor të Chelseat.
Rodgers akuzoi gjyqtarin për prekjen e topit me dorë të Cahill që i ndali gjuajtjen e Steven Gerrardit.
“Punuam shumë në këtë ndeshje, por na duhen vendimet e drejta”, tha Rodgers për BBC Sport pas takimit.
“Ishte penalti e pastër. Isha shumë i mërzitur sepse lojtarët dhanë gjithçka në fushë. Merituam të paktën një pikë. Ju duhet pak fat dhe kjo na mungoi. Ishte javë e vështirë për ne”, shtoi trajneri i Liverpoolit.
Humbja e mban Liverpoolin në pozitën e tetë, duke mos fituar në asnjë nga katër ndeshjet e fundit në ligë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
09/11/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































