Site icon Telegrafi

Robert Gjeraj paralajmëron llapjanët

Prizrenasit do të luajnë kundër Llapit në ndeshjen që zhvillohet sot prej orës 16:00 në stadiumin “Përparim Thaqi” në Prizren.

Qendërmbrojtësi i Lirisë së Prizrenit, Robert Gjeraj, ka thënë për Gazetën Tribuna se Liria ka potencial që të arrijë rezultat pozitiv edhe kundër Llapit, ashti sic bëri në fundjavën që e lamë pas kundër Istogut, duke fituar si mysafir me rezultat 3:1.

“Sot presim një lojë të mirë qysh i kemi bë deri tash, por në disa ndeshje na ka munguar rezultati pozitiv e sot mendoj që ta përsërisim lojën e bukur edhe me rezultat pozitiv. Pas fitores në Pejë kundër Istogut, e kemi parë që kemi shumë potencial dhe me përkrahje që kemi prej kryesisë në çdo moment në të gjitha aspektet besoj që do të ia dalim të fitojmë kundër Llapit”, tha Gjeraj.

Pas katër ndeshjeve të luajtura, Liria zë pozitën e gjashtë me 4 pikë, aq sa ka edhe Llapi një pozitën më poshtë.
 

Exit mobile version