LAJMI I FUNDIT:

Robben: Po kthehem në top-formë

Robben: Po kthehem në top-formë

Arjen Robben nuk ka dyshime se ai do të kthehet në formacionin shartues të Bayern Munichut pasi është rikthyer në formë të plotë, dhe thotë se mezi pret pjesën e dytë të sezonit.

Holandezi qëndroi jashtë fushe në dy muajt e fundit pasi u lëndua në miqësoren ndaj Gjermanisë, dhe tash pret të rikthehet në fushë këtë vikend.

“Gjithçka po shkon befasisht mirë. Jam rikthyer. E kuptoj dhe respektoj situatën aktuale, pasi të tjerë djelmosha kanë bërë punë të shkëlqyeshme gjatë pjesës së parë të sezonit”.

“Megjithatë, nuk kam frikë se do të përfundoj duke ngrohur karrigen. Ndjej se po i afrohem formës time kulmore sërish”, ka thënë Robben.

Bayerni do të përballet me Greuther Furth këtë të shtunë në ndeshjen a parë të Bundesligas në vitin e ri. /Telegrafi/