Para pak ditësh është hapur Roadside hotel. Një hotel elegant me katër yje afër Prishtinës. Thjeshtësia, komoditeti dhe detajet e dizajnuara me kujdesin më të lartë e përshkojnë këtë objekt fund e krye.

Roadside Hotel gjendet në zemër të vendit tonë, mu pranë rrethit të QMI. Me vetëm 7 kilometra nga kryeqyteti, secila pjesë e Kosovës nga këtu është afër. Pozita e tij e bën atë të lakmuar nga çdo udhëtar dhe vizitor të huaj dhe të brendshëm.

Hoteli ka 18 dhoma, dy restorante, caffe-bar, saunë, xhakuzi dhe gjithçka tjetër që i duhet një pushimi të rehatshëm dhe që të kujtohet gjatë. Dhomat dallohen për nga ndriçimi i bollshëm dhe hapësira e mjaftueshme, ku çdo gjë është në vendin e vet.

PSE DUHET REZERVUAR ROADSIDE HOTEL?

Arsyeja është e thjeshtë. Ky hotel plotëson pothuajse çdo kërkesë të secilit vizitor. Këtu ju jeni afër kryeqytetit dhe pranë udhëkryqeve kryesore të vendit. Shtojini edhe shërbimet cilësore të cilat i merrni gjatë qëndrimit në të dhe kështu do të marrë kuptim të vërtetë vizita në Kosovë.

Nëse jeni në udhëtim biznesi, atëherë keni parasysh se aeroporti është vetëm 8 km larg, ndërsa nga kryeqyteti jeni vetëm 7 km. Rrugës për te hoteli ju mund të përjetoni pjesën më të zhvilluar të vendit. Bizneset, qendrat tregtare, përfaqësitë e shumta të brendeve më të njohura ju përcjelli deri te Roadside Hotel.

DHOMAT & SUITAT

Dhomat janë të rehatshme dhe të ngjyrosura me nuanca të pranueshme për sytë. Ato janë të këndshme në secilin element të tyre. Dhoma janë të mëdha sa për t’i rindezur romancat si dhe për pushime më të gjata. Secila prej tyre ka ballkon që ofron pamje të mrekullueshme dhe të hapur nga Fusha e Kosovës. Dhomat janë të pajisura me:

· ajër të kondicionuar,
· wi-fi,
· televizor me kanale ndërkombëtare,
· garderobë,
· krevat komod dhe
· tavolinë të madhe pune.

Suitat janë të pajisura me xhakuzi dhe saunë. Ato janë të përkryera për pushim apo për shënimin e përvjetorëve dhe datave të veçanta familjare.

RESTORANTI

Hoteli ka dy restorante. Restoranti në katin përdhesë shërben si ndalesë për të gjithë udhëtarët, dhe jo vetëm, të cilët dëshirojnë të nisin ditën me kafe, mëngjes të shijshëm, apo për të marrë me vete gatimet nga brumi dhe bukën unike me shije të ndryshme. Tjetri, i cili gjendet në katin e sipërm dhe ka hyrje të veçantë, ofron pamje spektakolare në të katër anët. Tarraca është e zbukuruar me bimë dhe lule ekzotike.

Tavani është tërësisht një vepër druri, ndërsa mobiliet moderne nuancash të shumta, të larguara mjaftueshëm nga njëra tjetra mundësojnë një atmosferë si intime dhe nëse dëshironi po ashtu festive.

Menuja është kombinim i kuzhinës kombëtare me atë orientale, pa lënë anash pjatat kryesore ndërkombëtare.
Thjesht, restoranti është një ambient i përkryer edhe për festa më modeste si: fejesa, ditëlindje, shënimin e festave kombëtare, fetare, etj.

JO VETËM PËR PUSHIM PRIVAT

Te Roadside Hotel ju mund t’i festoni momentet dhe ngjarjet më kulmore të jetës suaj. Hoteli në fjalë ka menduar që, qoftë ditëlindjes, fejesës, synetisë, pensionimit, ribashkimit dhe të gjitha ngjarjeve që janë për t’u shënuar në jetën e ndokujt, t’u rezervohet një mundësi dhe hapësirë që ato të mbahen mend gjatë.

Po ashtu në katin e parë të hotelit gjendet salla e konferencave, e cila ofron kushte fantastike për mbajtjen e seminarëve, konferencave shkencore, trajnimeve, etj. Salla ka mbi 100 ulëse dhe me të gjitha pajisjet e nevojshme për zhvillimin e këtyre aktiviteteve. Ngjitas me këtë sallë është e byfeja, ku të pranishmit gjatë pushimeve mund të çlodhen me pije të ndryshme, ushqime të çastit, etj.

Kontakti:
Adresa: autostrada Prishtina – Ferizaj kilometri i shtatë
(pranë rrethit Lipjan – Shtime).
www.roadsidehotel.com
E-mail: info@roadsidehotel.com
Numri i telefonit: +383 49 999 026
Facebook: Roadside Hotel

Artikull i sponsoruar