LAJMI I FUNDIT:

Rivaldo do të luajë edhe në moshën 40-vjeçare

Rivaldo do të luajë edhe në moshën 40-vjeçare

Mesfushori legjendar brazilian, Rivaldo, ka nënshkruar kontratë me klubin brazilian, Sao Caetanon, për të cilin klub do të aktivizohet së paku deri në fund të vitit.

Ish-mesfushori i Brazilit dhe futbollisti më i mirë në botë i vitit 1999, ka nënshkruar një kontratë me klubin Sao Caetano, që zhvillon garat në ligën e dytë të Brazilit.

“Do të mundohem të jap gjithçka nga vetja në fushë, siç kam bërë deri tani. Shpresoj të jem shembull për të gjithë”, ka shkruar Rivaldo, tash 40-vjeçar, në profilin e tij në Twitter. /Telegrafi/