LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora do të këndojë në paradën e komunitetit LGBTI në Australi

Rita Ora do të këndojë në paradën e komunitetit LGBTI në Australi

Më 6 mars të këtij viti, do të organizohet parada e homoseksualëve, lesbikëve, biseksualëve dhe transgjinorëve në Australi.

Këngëtarja kryesuese e listave ndërkombëtare, Rita Ora do të jetë këngëtarja që do të interpretojë në paradën e komunitetit LGBTI në Asutrali, shkruan TV Black Box.


Interpretuesja e hiteve “Anywhere” dhe “Big” do të ndriçojë paradën me performancën e saj live, së bashku me shumë emra tjerë të njohur të muzikës.

Rita Ora (Foto: Music Network)

Rita këto ditë po qëndron në Sydney për spektaklin “The Voice of Australia”, ku është përzgjedhur të jetë anëtare e jurisë.

Vitin e kaluar, ishte këngëtarja tjetër shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, aj oe cila këndoi në paradën e komunitetit LGBTI në Australi.

Dua Lipa në paradën e komunitetit LGBTI në Sydeny (Foto: Brendon Thorne/Getty Images/Guliver)

Si Rita, ashtu edhe Dua njihen si suportuese të mëdha të komunitetit LGBTI, dhe kanë shfrytëzuar gjithmonë rrjetet sociale për t’i mbështetur njerëzit e këtij komuniteti. /Telegrafi/