LAJMI I FUNDIT:

Ring Mall feston hapjen e qendrës tregtare më të madhe në Ferizaj

Ring Mall feston hapjen e qendrës tregtare më të madhe në Ferizaj

Qendra Tregtare Ring Mall, me 7 Maj bëri hapjen madhështore, e cila u prit me shumë entuziazëm nga të pranishmit. Në Ferizaj, më saktësisht në unazë të qytetit, Magjistralja Prishtinë – Shkup, Ring Mall hapi dyert duke ofruar kështu një përvojë të këndshme, dhe një natë të paharruar për shumë vizitorë.

Me hapjen e Ring Mall, u hapën edhe dyqanet e brendeve më të njohura e më të dashura botërore. Shumëllojshmëria e dyqaneve i pergjigjet çdo stili e çdo moshe. Në Ring Mall mund t’i gjeni brendet më të njohura si New Yorker, Koton, Gama Electronics e shumë të tjera. Ring Mall është adresë për trendet e fundit të modës dhe blerjeve ditore.

Në këtë qendër tregtare nuk u hapën vetëm dyqane e brende, por edhe restaurante, bare, sallone e hapësira për argëtim. Në Ring Mall, për herë të parë në Kosovë, u hap parku i lojërave me ambient të brendshëm, i njohur si Wonder Parks. Ky park ka hapësirë prej 1,500 metrash katrorë dhe plotëson të gjitha kushtet për argëtim. E më e mira e këtij parku është që këto lojëra u përgjigjen të gjitha moshave.

Argëtimi merr dimension tjetër me Wonder Parks.

Ata që nuk ishin pjesë e hapjes së madhe të Ring Mall, kënaqësinë që ofron kjo qendër tregtare mund ta përjetojnë kurdo, pasi që dyert e Ring Mall janë të hapura, çdo ditë nga ora 10:00 në mëngjes deri në 22:00 në mbrëmje, ndërsa argëtimi, relaksimi e komoditeti janë të garantuara.

Ring Mall ju mirëpret për një eksperiencë të mrekullueshme.

Artikull i sponzorizuar