Site icon Telegrafi

Rikthim glamuroz i Sandra Bullockit

Aktorja amerikane Sandra Bullock u shfaq në Konventën CinemaCon të Shoqatës të Artistëve të Filmit të Amerikës. Pamja e saj u vlerësua me një dhjetëshe.

Pas një pushimi të zgjatur të karrierës, duke iu përkushtuar krejtësisht familjes, aktorja hollivudiane më në fund u shfaq në një qilim të kuq.

Arsyeja është filmi i saj i ri “Oceans’s 8”, i cili do të shfaqet në pak më shumë se një muaj ndërsa fansat janë të lumtur për angazhimin e saj të ri të ri.

Sandra Bullock (Getty Images)

Aktorja pesëdhjetë e trevjeçare duket se ishte e kënaqur teksa buzëqeshte para fotografëve dhe kjo u vërejtur prej të gjithë të pranishmëve.

Ajo kishte veshur xhinse të zeza dhe një kimono fantastike që i ngjante një fustani teksa ecte në tapetin e kuq.

Ndryshe, aktoren pritet ta shohim edhe në projekte të reja filmike gjatë këtij viti. /Telegrafi/

Sandra Bullock (Getty Images)
Exit mobile version