Pas një pauze dy javore për shkak të paraqitjeve të Përfaqësueses së Maqedonisë së veriut në Ligën e Kombeve, këtë fundjavë, gjegjësisht të dielën, vazhdojnë emocionet në ligën tonë elitare, njofton Telegrafi.
Të dielën rikthehet kampionati më i fortë në vendin tonë, me ndeshjet e javës së 15-të. Sigurisht se ndeshja më interesante pritet të lihet në Manastir, ty ku nikoqiri Pelisteri do të pret Shkëndijën e Tetovës, si lider momental i renditjes së tabelës. Edhe kampioni aktual, Struga Trim Lum këtë javë luan në cilësinë e mysafirit, pasi në Strumicë përballet me AP Breran.
Skuadra e Shkupit në Çair do të pret Sileksin, ndeshje ku përveç pikëve që janë shumë të rëndësishme për Shkupin, ndërsa Sileksi kërkon të mbetet në hap me kreun, për këtë duel tifo grupi i Shkupi “Shvercerat” kanë paralajmëruar festë, pasi kremtojnë 35 vjetorin e themelimit.
Kemi edhe një duel shumë të rëndësishëm, por që nuk është luftë për kreun, por për ikje nga fundi. Voska Sport pret në Ohër ekipin e Vardarit, ndërsa Gostivari që ka një seri shumë të mirë të kij sezoni, do të luaj ndaj Tikveshit të fundit. Rabotniçki që deri para kësaj jave nuk njihte për humbje, e që Struga i dha shijen e saj e para, këtë javë është nikoqire në Shkup e Besës së Dobërdollit.
Pesë ndeshje janë në program duke nisur nga ora 13:00, ndërsa ndeshja më interesante pritet të luhet në Manastir, aty ku Pelisteri dhe Shkendija do të luajnë nga ora 17:00. /Telegrafi/
Java e 15-t/ora 13:00: Gostivari – Tikveshi, Voska – Vardari, Shkupi – Sileksi, Brera – Struga Trim Lum dhe Rabotniçki – Besa. Ora 17:00: Pelisteri – Shkëndija.