Një nga ndejat e veçanta në prag të verës do të mbahet në Zone Club.
Sigurisht se të gjithëve ju kujtohen vitet e 90-ta dhe gjërat interesante që karakterizonin atë periudhë.
Nëse keni pasur probleme me kasetat e atëhershme për të dëgjuar muzikë, atëherë kjo është një ndejë për juve.
Nëse ju kujtohet Prishtina e atëhershme, atëherë edhe kjo është një ndejë për juve.
Në performancën nga Maskat “deja vu” do të jetë e pashmangshme për ju në Zone të shtunën mbrëma. /Telegrafi/