Rikthehen ninxhat breshka

Breshkat do të kthehen sot në qendër të vëmendjes, pasi organizatorët e Tribeca Film Festival do të festojnë krijimin e tyre të vitit 1984 me një festë speciale në New York.
Ndërtesa Empire State Building do të jetë e gjelbër në nder të tyre dhe një projektim i veçantë do të shfaqet për fansat, të cilët janë të ftuar të dalim të veshur si katërshja e ‘breshkave’, Leonardo, Michaelangelo, Raphael dhe Donatello.
Dhe festa nuk do të përfundojë me kaq, por do të ndiqet me një film të ri, i cili do të jetë i gatshëm për lëshim në vitin 2011, bën të ditur Variety.
Nga
Telegrafi
24/04/2009
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























































