LAJMI I FUNDIT:

Rihapet ‘Galeria Shopping Mall’ në Prizren

Rihapet ‘Galeria Shopping Mall’ në Prizren

Galeria Shopping Mall do të rifillojë aktivitetin nga data 1 Qershor, ditë e hënë nga ora 10:00 deri në 22:00.

Të njëjtën kohë njoftojmë të gjithë vizitorët tanë që Galeria Shopping Mall ka marr të gjitha masat e nevojshme për të ofruar ambient të sigurt. Andaj, lusim edhe vizitorët tanë që të aplikojnë protokollet e sigurisë dhe të zbatojnë me përpikëri masat e aplikuara në ambientet e qendrës.

Shëndeti dhe siguria juaj dhe e stafit të qendrës është prioritet për ne, ndaj kemi marr të gjitha masat e domosdoshme për një qëndrim më se të sigurt në ambientet tona.

Sinjalistika e vendosur në qendër do t’ju ndihmoj të respektoni distancën dhe masat e tjera të sigurisë. Të cilat mes tjerash përfshijnë, përdorimin e termometrave, kujdesin e shtuar në reduktim të kapaciteteve të ashensorit apo kufizimit të përdorimin, vendosjen e tuneleve dhe aparateve për dezinfektim të duarve, si dhe marrjen e masave për të parandaluar turmat.

Dyqaneve po ashtu u është kërkuar të inkurajojnë metodat e pagesës përmes kartelave bankare.

Vlen të ceket që ne do të vijojmë të monitorojmë zbatimin e këtyre masave në qendër, si dhe do t’ju mbajmë të informuar për çdo të re dhe direktivë të publikuar nga qeveria apo Institucione relevante lidhur me shëndetin dhe sigurinë publike.

Ju dëshirojmë mirëseardhje dhe ju inkurajojmë të respektoni të gjitha masat për distancim social.

Ju mirëpresim!