LAJMI I FUNDIT:

Ribery: Shënuam gola të rëndësishëm

Ribery: Shënuam gola të rëndësishëm

Franck Ribery ka lavdëruar golat shumë të rëndësishëm të Bayern Munichut në fitoren e mbrëmshme ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve.

Bavarezët shënuan tre herë në portën e Arsenalit, me golat e Toni Kroos, Thomas Muller dhe Mario Mandzukic, ndërsa për vendasit i vetmi që gjeti rrjetin ishte Lukas Podolski.

“Pjesa e parë ishte e shkëlqyeshme për ne, ne luajtëm shumë mirë dhe shënuam dy herë. Goli i parë i Arsenalit ishte i çuditshëm, por kjo ndodh ndonjëherë në futboll”.


“Pastaj, vetëbesimi u kthye te ta dhe tifozët e tyre, por të shënojmë golin e tretë, ishte shumë e rëndësishme për ne”, ka thënë Ribery. /Telegrafi/