LAJMI I FUNDIT:

Ribery i sigurt se do bëhet kampion

Ribery i sigurt se do bëhet kampion

Mesfushori i Bayern Munichut, Franck Ribery, beson se ekipi i tij do ta fitojë Bundesligën këtë vit dhe se ata kanë mësuar nga gabimet e vitit të kaluar.

“Unë jam 100 përqind i sigurt se do të bëhemi kampionë këtë edicion. Dëshpërimet nga vitet e kaluara na kanë motivuar të bëjmë më mirë këtë vit. Jemi të motivuar ta fitojmë kampionatin, madje ky është qëllimi ynë kryesor. Pas kësaj, mund të shohim se sa larg mund të shkojmë në Ligën e Kampionëve dhe në Kupë”.

“Ne nuk mund t’ia lejojmë vetës të njëjtat gabime që i bëmë vitin e kaluar ndaj skuadrave të vogla. Ne kishim një epërsi prej tetë pikësh, por Borussia Dortmund na kaloi dhe e fitoi titullin. Jam i bindur se kemi nxjerrë mësim nga kjo gjë”, është shprehur francezi për Bild. /Telegrafi/