LAJMI I FUNDIT:

Rezultoi pozitiv me COVID-19, gjilanasi kishte ardhur nga Zvicra me avionin ku ishin 54 udhëtarë të tjerë

Rezultoi pozitiv me COVID-19, gjilanasi kishte ardhur nga Zvicra me avionin ku ishin 54 udhëtarë të tjerë

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku ka dhënë detaje për një rast që sot rezultoi pozitiv me coronavirus pasi në konvikte ku ishte i karantinuar i janë paraqitur simptomat.

Sadiku për RTV Dukagjinin ka thënë se tashmë një person që ka qenë i karantinuar në Qendrën e Studentëve ka rezultuar pozitiv me Covid-19.


Ai thotë se i njëjti ka ardhur nga Zvicra me një avion ku ishin edhe 54 udhëtarë të tjerë, përcjell Telegrafi.

“Shenjat këtij qytetari i cili është nga Gjilani i janë paraqitur në ditën e shtatë të karantinës”.

Zëvendësministri thotë se personi në fjalë ka qenë në karantinë në një dhomë me një familjarë me të cilin janë kthyer bashkë nga Zvicra dhe sipas bisedave ata nuk kanë kontaktuar me askënd.

Sadiku thotë se ky është rasti i dytë që nga karantina dikush del i infektuar.

“Pas rastit të Ferizajt sot ky është rasti i dytë që dikush nga karantina del i infektuar. Po të ishte liruar ky pacient në shtëpi do të kishim shumë më tepër të prekur. Edhe në Ferizaj më nuk ka pasur raste tjera. Këtu shihet efekti i karantinës”.

Zëvendësministri i Shëndetësisë u ka bërë thirrje edhe të karantinuarve në konvikte që të respektojnë rregullat pasi mund të rrezikojnë veten dhe të tjerët.

“Në bazë të informacioneve ka disa të karantinuar që po lëvizin brenda konvikteve duke rrezikuar vetën dhe të tjerët”, yha ndër të tjera Izet Sadiku./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Politikë
Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Kronika e Zezë
A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

Lajme
Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet

Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori