Site icon Telegrafi

Rexhepi: Qeveritë e pasluftës i çuan njerëzit në vetëvrasje

Premtimet e mëdha nga politikanë dhe mosrealizimi i këtyre premtimeve kanë bërë që njerëzit të dëshpërohen me realitetin. Kjo është një nga arsyet kryesore për vetëvrasjet e pasluftës në Kosovë, ka thënë Sami Rexhepi, njohësi i shëndetësisë, njëherësh drejtor i qendrës së Shëndetit Mendor.

“Nuk i kalojmë shifrat botërore, mirëpo për neve si fenomen  ka qenë numër shumëfish i rritur, dhe mendoj që është sëmundja aty që ndikon, por në masë të madhe ka ndikuar dëshpërimi, sepse që nga paslufta  e deri më tani kemi pasur qeveri të cilat kanë premtuar shumë dhe kanë krijuar pritje të mëdha në popullatë, pritje jo reale për mundësitë e zhvillimit”, ka thënë Rexhepi në një intervistë për Gazetën Fjala.

“Është rritur shkalla e dëshpërimit për ato e kemi edhe këtë numër shumë të madh të veteranëve të luftës të cilët kanë kryer vetëvrasje. Edhe mosha e personave qe e kryejnë këtë akt është mjaftë shqetësuese,  sepse shumica janë në moshë të re”.

“Faktori kryesor sipas meje janë pritjet jo reale të cilat janë krijuar në popullatë. Numri i klientëve tanë që kanë kryer vetëvrasje është shumë i vogël”, tha ai.

Rexhpi tregon edhe cila ishte arsyeja që paraluftës në Kosovë vetëvrasjet ishin shumë më të rralla.

“Pas luftës është rrit numri shumë i vetëvrasjeve në Kosovë,  sepse në të kaluarën feja si dhe shumë gjëra kanë qenë mekanizma mbrojtës dhe nuk pas numër të madh të vetëvrasjeve siç i kemi sot”, tha Rexhepi.

Exit mobile version