LAJMI I FUNDIT:

Rexhepi kërkon donacione: Nëse ne i pezullojmë vendimet, nuk ka forcë që e lufton epideminë

Rexhepi kërkon donacione: Nëse ne i pezullojmë vendimet, nuk ka forcë që e lufton epideminë

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame (BFI) Sulejman Rexhepi, ka kërkuar nga Qeveria e Maqedonisë që ta ndihmojë institucionin që ai e drejton, pas krizës me coronavirusin që e kaloi vendin dhe gjithë botën.

Në një emision fetar, Rexhepi tha se ka kërkuar nga përfaqësuesit qeveriatar që ta ndihmojnë BFI-në nga donacionet që i kanë marrë, duke theksuar se ata kanë rol të rëndësishëm në parandalimin e coronavirusit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Rexhepi mes tjerash tha se nëse nuk marrin përgjigje pozitive, do t’i përkujtojë me shkresë tjetër, duke përmendur në mënyrë jo të drejtpërdrejtë hapjen e xhamive në këtë kohë.

“Ka ndihma nga jashtë, ne kërkojmë pjesën tonë. Kërkojmë nga qeveria që të jenë të kujdesshëm. Do t’i përkujtoj pak më ndryshe unë edhe me një shkresë tjetër, sepse mos dhashtë Zoti ne të heqim dorë, t’i pezullojmë vendimet tona! Nuk ka forcë që mund ta luftojë epideminë. Ju garantoj. Atëherë këtu do të bëhet Banglladesh”, deklaroi Sulejman Rexhepi, i cili theksoi se ka kërkuar nga përfaqësuesit qeveritar që t’i ndihmojnë.

Ndaj deklaratave të tij ka reaguar zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani. Ai tha se kjo deklaratë e Rexhepit nuk duhet të kuptohet si kërcënim dhe se deklarata është nxjerrë nga konteksti.

“Mendoj se deklarata është nxjerrë nga konteksti. Nuk duhet të bëjmë dramë nga ajo pse kërkojnë ndihmë, pasi çdo kush nga këto kushte është i prekur. Jam në komunikim të vazhdueshëm me reisin. Pasi unë kërkova nga ata t’i mbyllin xhamitë, ata më drejtohen mua. Burim bazë për financimin e BFI-së janë donacionet gjatë Ramazanit. Qëndrimi i tyre është se nëse ata nuk punojnë tani, nuk do të mund t’i paguajnë imamët, hoxhallarët e tyre”, tha Osmani.

Por, një reagim ndryshe ndaj deklaratave të Sulejman Rexhepit ka ardhur nga deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri.

Ai thotë që Rexhepi në vend që t’u ndihmojë nevojtarëve në këtë kohë, ai pret ndihmë nga shteti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Lajme
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Kronika e Zezë
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori