LAJMI I FUNDIT:

Rexhach: Vuajtjet e bëjnë të fortë Realin

Rexhach: Vuajtjet e bëjnë të fortë Realin

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Charles Rexach ndjen se vuajtjet e Real Madridit në La Liga e bëjnë kundërshtar shumë më të rrezikshëm në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

Real Madridi është shumë larg në La Liga me Barcelonën dhe problemet e fundit në zhveshtore Rexach thotë se do t’i motivojnë lojtarët e Realit që të luajnë sa më mirë në garat tjera.

“Fakti që Reali nuk ka pse të luajë më në La Liga e bën atë shumë më të rrezikshëm në Copa del Rey dhe Ligën e Kampionëve”, ka potencuar Rexach. /Telegrafi/