Akademia KULT ashtu si çdo vit tjetër ka bërë përzgjedhjen e nominimeve për kategoritë e ndryshme nga fusha e artit dhe letërsisë.
Njëra ndër kategoritë që prezantohet në këtë mbrëmje është edhe çmimi për “Këngën më të mirë të vitit 2017”.
Në këtë listë, nuk e ka gjetur këngën e saj “Ma thuaj ti” këngëtarja Rozana Radi, e cila me këtë këngë fitoi vitin e kaluar festivalin “Kënga Magjike”.
Ajo ka reaguar përmes një shkrimi në rrjetin social Instagram, ku ka nënvizuar faktin se si ka mundësi që një mbrëmje serioze e ndarjes së çmimeve artistike, të mos e fusë as në listën e nominimeve këngën e saj me vlera.
“Po shikoja nominimet per “Kenga e vitit 2017” nga Akademia KULT!
Jam shume kurioze te dija mbi cfare kriteresh i zgjedhin kenget e nominuara ne kete kategori?!!!!
Kengen fituese te Kenges Magjike “Ma thuaj ti ” nuk po ma shohin syte!! Shikoni ju se ndoshta e kam pare gabim.
KENGA E VITIT – – ALBAN SKENDERAJ – “UNE & TI”
– ARILENA ARA – “NENTORI”
– FRANC KORUNI – “I SHKRETI MBRET”
– LINDA HALIMI – “BOTE”
– SONI MALAJ – “PER VETE ME MBAJ”
– VLASHENT SATA – “ERDHI DITA
Suksese te kengetareve por ka disa kenge ketu qe nuk i njoh! Ndoshta jam gabim por mos ja hani hakun artiseve e mos beni si Franceze. Mos se do zbuloheni keq.
Akademia Kult kam pershtypjen qe duhet te ndjeke me me vemendje kompeticionet.
PS: Mos luani bixhoz me artin e te tjereve se eshte e turpshme!”, (sic.), ka shkruar Rozana Radi në Instagram. /Telegrafi/