Në revytë të cilat shfaqen në kuadër të javëve prestigjioze të modës lehtë mund të shohim trendë mode, stile frizurash dhe bukurie.
Disenjatorët dëshirojnë që secili koleksion i tyre të jetë i prezantuar saktësisht ashtu siç i kanë menduar ata, prandaj edhe dukja e manekineve nga koka deri te thembrat me kujdes i jep kuptim, transmeton Telegrafi.
Posaçërisht u kushtohet rëndësi frizurave të tyre, ndërsa menjëherë pas revysë debatohet për trendët e rinj të frizurave, të cilat ata do t’i iniciojnë.
Botimi parisian i revistës Vogue sjell pasqyrën e frizurave, të cilat, sipas mendimit të tyre, dhe në bazë të asaj që është parë në revytë për vjeshtë/dimër 2018, do të dominojnë në sezonin që po vjen.
1. Gërsheti i lartë
I ashtuquajturi gërshet “top knot” këtë vjeshtë kthehet në formë të çrregullt, gjë që dukshëm lehtëson bërjen e saj.
2. Tallazet e shkujdesura
Ju është e njohur ajo dukja e flokëve lehtë të shprishura pas zgjimit në mëngjes? Pikërisht ai efekt i shkujdesur është i dëshirueshëm në sezonin që po vjen vjeshtë/dimër, pa marrë parasysh a keni flokë të shkurtër apo të gjatë.
3. Kthim në stilin e viteve ’60
Nëse keni menduar që fen-frizurat voluminoze më kurrë nuk do të kthehen në modë, e keni gabim.
4. Frizurat me zbukurime të inspiruara në vitet ’90
Vitet e mira të vjetra gjashtëdhjetë nuk janë decenia e vetme nga e cila janë inspiruar disenjatorët. Në revy kemi pasur rastin të shohim madje edhe stilin “zigzag” që e kemi adhuruar në vitet ’90, prandaj nga ajo periudhë daton dashuria ndaj sasisë së madhe të karficave në flokë.
5. Asimetria dhe shiritat si homazh i frizurave nga vitet ’80
Asnjë javë e modës nuk kalon pa rroba, eksesorë, këpucë dhe frizura të krijuara nën ndikimin e sezoneve më të adhuruara të modës. Në sezonin që po vjen ky stil shihet në mënyrën asimetrike të qethjes dhe në stolitë si p.sh. të shiritave masivë.
/Telegrafi/