LAJMI I FUNDIT:

Respektimi i masave ndaj COVID-19, inspektohen autobusët në Prishtinë

Respektimi i masave ndaj COVID-19, inspektohen autobusët në Prishtinë

Si masë për parandalimin e përhapjes së virusit institucionet shëndetësore obliguan qytetarët me vendosjen e maskës, në të kundërtën ata do të gjobiten sipas Ligjit për pandeminë COVID-19.

Maska është bërë obligative edhe nëpër autobus. Për të inspektuar se sa po respektohen këto masa nëpër autobusët e Prishtinës, inspektorati bëri inspektime gjatë së mërkurës.

Drejtori i Inspektoratit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka treguar se janë bërë inspektime nëpër stacionet kryesore të kryeqytetit.

Ndërkaq, ka ritheksuar gjobat të cilat shqiptohen në rast të mos respektimit të distancës për udhëtarin por edhe për kompaninë.

“Sot, Inspektorët e Rendit Komunal bashkë me Policinë e Kosovës kanë inspektuar transportin e udhëtarëve nëpër stacionet kryesore të Kryeqytetit. Zbatimi i masave që parandalojnë shpërndarjen e virusit është obligim i të gjithëve – në këtë rast i shoferëve të autobusëve/taksive, dhe i kompanive. Gjoba për mungesë të distancës është 200 euro për përgjegjësin, 500 euro për kompaninë. Drejtoria e Inspekcionit do të jetë në koordinim të vazhdueshëm me Policinë dhe inspektoratet e nivelit qendror, ashtu që të gjithë bashkë të jemi në krye të detyrës dhe të ndikojmë në përmirësimin e shëndetit publik”, ka shkruar Tahiri.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori