Rand Paul, senator nga Kentaki, ka nisur obstruksionet kundër nominimit të John Brennanit për shef të CIA-s, transmeton Rel.
Paul kërkon që administrata Obama të lëshojë një deklaratë, e cila bën të qartë se avionët e telekomanduar nuk do të përdoren në Shtetet e Bashkuara për të vrarë terroristët e dyshuar, të cilët janë shtetas amerikanë.

Senatorët amerikanë mund të vonojnë votimin derisa të arrihen 60 vota në Senatin 100-anëtarësh për t’iu dhënë fund obstruksioneve.


Prokurori i përgjithshëm, Eric Holder, ka thënë këtë javë se nuk mund të përjashtojë përdorimin e sulmeve të telekomanduara kundër të dyshuarve amerikanë në territorin e SHBA-së. /Telegrafi/