LAJMI I FUNDIT:

Rekord i ri ditor i rasteve me COVID-19 në botë

Rekord i ri ditor i rasteve me COVID-19 në botë

Numri i përgjithshëm i rasteve me coronavirus në të gjithë botën u rrit me më shumë se 230,000 të dielën, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (WHO) – një rekord i ri ditor.

Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, shumica e 230.370 rasteve dhe 5,285 vdekjeve të regjistruara në 12 korrik ishin nga vendet në Amerikën e Veriut dhe Jugut, me vetëm Shtetet e Bashkuara që regjistruan 66.2281 raste të reja.


SHBA, vendi më i prekur në botë, tani ka gjithsej më shumë se 3.3 milionë raste dhe 135,000 vdekje.

Para kësaj, rekordi ditor për raste të reja globalisht në një periudhë 24-orëshe ishte 228,000 raste të regjistruara në 10 korrik.

Tre ditët e fundit llogariten për tre shifrat më të larta ditore.

Numri i rasteve të konfirmuara besohet të jetë një nënvlerësim i numrit aktual të personave që kanë pasur coronavirus, për shkak të shumë personave me COVID-19 që nuk janë testuar.

Siç bëhet e ditur më tej, rastet janë rritur ndjeshëm në Amerikë, me Meksikë, Kili dhe Peru – të gjitha duke regjistruar mijëra raste çdo ditë në javët e fundit.

Në fundjavë Meksika kapërceu Italinë me numrin e katërt më të lartë zyrtar të vdekjeve nga coronavirusi dhe gjithashtu tejkaloi Mbretërinë e Bashkuar për sa i përket numrit të përgjithshëm të rasteve.

Vendet në Evropën Lindore po shohin gjithashtu valë në rritje të shpërthimeve të rasteve me COVID-19, me kufizime të reja që po imponohen në Kroaci, Bullgari dhe Hungari. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Plenkoviq fiton zgjedhjet në Kroaci

Plenkoviq fiton zgjedhjet në Kroaci

Kroacia
Izraeli sulmohet përsëri nga Hezbollahu - 14 ushtarë të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë

Izraeli sulmohet përsëri nga Hezbollahu - 14 ushtarë të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë

Azia
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë

"Pse? Sepse nuk kishte raketa më": Zelensky shpjegon pse Ukraina nuk mundi të ndalonte sulmin rus që shkatërroi një termocentral të madh

Botë
Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Botë
Ushtarët rusë shohin vetëm një mënyrë që të kthehen të gjallë te familjet e tyre, thotë Ukraina

Ushtarët rusë shohin vetëm një mënyrë që të kthehen të gjallë te familjet e tyre, thotë Ukraina

Botë
Kalo në kategori