LAJMI I FUNDIT:

Rekord ditor të të infektuarve me coronavirus në Holandë

Rekord ditor të të infektuarve me coronavirus në Holandë

Autoritetet shëndetësore holandeze kanë raportuar sa i përket gjendjes me epideminë coronavirus.

Holanda regjistroi një numër rekord të sapo infektuar me virus në një ditë – 10,203.


Gjithashtu është raportuar se 27 persona të tjerë vdiqën, ose më shumë se 7,000 që nga fillimi i pandemisë, raporton BBC.

Deri më tani, një total prej më shumë se 290 mijë njerëz janë infektuar me COVID-19.

Qeveria holandeze prezantoi masa të pjesshme të karantinës më 14 tetor për të ndalur përhapjen e virusit, duke përfshirë mbylljen e të gjitha bareve dhe restoranteve në vend. /Telegrafi/